Liverpool nuk ndalet, një tjetër fitore e bindshme

Këtë sezon duket sikur skuadra e Liverpool nuk ka rivalë në garën për kampionat. Viktima e radhës për “The Reds” ishte skuadra e Leicester, të cilët u mundën në shtëpi me rezultatin e thellë 0-4 .
Një dy-golësh i brazilianit Firmino, një penallti e Milner dhe një gol nga mbojtësi anësor Alexander Arnold i dhanë një tjetër sukses djemve të Klopp.
Liverpool kryeson pa asnjë humbje në kampionat duke kryesuar në Premier League me 13 pikë nga ndjekësit e Leicester dhe me 14 pikë nga Manchester City i vendit të tretë.

Kjo është dhurata më e bukur që mund të merrte trajneri Jurgen Klopp për këto festa të fundvitit. Por ai mund të argëtohet me një tjetër fitore të Dielën, pasi “The Reds” do të ndeshen me Wolves. /apel.media