Lirohet nga detyra drejtoresha e Autoritetit të Aviacionit Civil, ja kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra drejtoresha e Autoritetit të Aviacionit Civil Edlira Kraja. Me vendim të Këshillit të Ministrave sot është emëruar Drejtori Ekzekutiv i Autoritetet të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj.

VENDIM PËR EMËRIMIN E DREJTORIT EKZEKUTIV TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 12, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Maksim Et’hemaj emërohet drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

VENDIM PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT EKZEKUTIV TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Znj. Edlira Kraja, drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.