Lionel Messi: Sfidat me CR7 janë në histori, herët a vonë do të kthehem në Barcelonë

Lionel Messi mes së shkuarës dhe së ardhmes. Sulmuesi argjentinas foli për veten e tij në një intervistë të gjatë me spanjollët e ‘Marca’-s, në të cilën ai u shpreh për Paris Saint Germain, Barcelonën dhe gjithashtu për Cristiano Ronaldon.

“Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk kemi ndaluar së konkurruari në të njëjtën ligë, – janë fjalët e tij. – Ne garuam për një kohë të gjatë për të njëjtët gola, si individualisht ashtu edhe si ekip, ishte një skenë shumë e bukur për ne dhe për tifozët, sepse ata u argëtuan shumë. Është një kujtim i bukur, që do të mbetet në historinë e futbollit”. Për ish-klubin e tij, pra, ai nuk ka dyshime: “Unë gjithmonë kam thënë se herët a vonë do të kthehem në Barcelonë, sepse është shtëpia ime dhe sepse do të jetoj atje. Natyrisht nëse mund të kontribuoj dhe ndihmoj klubin që do të doja kur të kthehem.”

Ndaj “Pleshti” nuk e përjashton rikthimin e bujshëm, i cili u përmend edhe nga presidenti Laporta në ditën e prezantimit të Dani Alves, ndërsa nënvizoi se si gjërat po shkojnë mirë në Francë: “Unë gjithmonë dua më të mirën për Barcelonën. Unë jam një tifoz edhe pse nuk luaj tani atje. Tani sidoqoftë jam shumë mirë në Paris, jam përshtatur plotësisht po ashtu edhe familja ime. Frengjishtja është më e lehtë se sa mendoja. Sergio Ramos? Në fillim më bënte çudi të stërvitesha me të pas shumë vite si rivalë, por e vërteta është se ta kesh si partner është një shfaqje. Për të ardhmen e Mbappes, mund të them vetëm se ai është i fokusuar te PSG, por vetëm ai e di të ardhmen e tij…”.

Ndërkohë, Xavi është rikthyer në Katalonjë, në një rol të ri: “Do të jetë një trajner shumë i rëndësishëm për lojtarët e rinj, sepse do t’i mësojë shumë. Me të skuadra do të rritet shumë, nuk kam dyshim. Unë flas shpesh me të. Jemi miq, kemi ndarë shumë gjëra dhe që nga largimi i tij kemi qenë në kontakt. Dani Alves? Jam befasuar nga rikthimi i tij, sidomos në këtë moment. Ai do t’i ndihmojë Xavit dhe shumë të rinjtë, sepse është njeri fitues dhe transmeton shumë”.

Pritet shumë nga PSG-ja veçanërisht në Europë: “Të gjithë thonë se jemi favoritët e mëdhenj dhe nuk e mohoj që jemi një nga kandidatët në letër, por na duhen ende disa gjëra për të qenë një ekip vërtet i fortë. Na duhen të konsolidojmë veten edhe si grup, nëse kemi avantazhin të kemi lojtarë të mëdhenj për ta bërë këtë. Champions League është një kompeticion shumë i vështirë, që është ajo që e bën atë kaq të bukur dhe të veçantë. Po ne jemi ndër favoritët, por jo i vetmi”.

Së fundi, një mendim për Argjentinën e tij dhe Kupën e Botës në Katar: “Do të doja të gjeja veten në një finale të re dhe të arrij një objektiv të ri. Iluzioni dhe ëndrra janë gjithmonë aty”.