Lionel Messi fiton Topin e Artë për të 7 herë

Lionel Messi ka fituar Topin e Artë për vitin 2021. Ky është trofeu numër 7 për sulmuesin argjentinas.

Topin e Artë për femrat e mori kapitenia e Barcelonës, Alexia Putellas. Ajo shënoi 26 gola sezonin e kaluar.

Në ceremoninë që u organizua këtë të hënë, Chelsea fitoi çmimin “Klubi i vitit”, pas fitimit të Champions League.  

Pa çmim nuk kaloi edhe sulmuesi polak Robert Lewandowski. Lojtari i Bayern shënoi 41 gola sezonin e kaluar dhe është nderuar me çmimin “Sulmuesi i vitit”.