Zbulohet se trajneri i Monaco, Leonardo Jardim, është shkarkuar nga detyra. Sipas AFP, ditën e hënë ai pritet të zëvendësohet nga ish-trajneri i Spanjës, Robert Moreno.
Portugezi Jardim ishte rikthyer këtë sezon tek Monaco, pas eksperiencës së tij të mëparshme me këtë skuadër, të cilën e udhëhoqi drejt fitimit të kampionatit dhe gjysmëfinaleve të Champions League në vitin 2017.
Por ky sezon nuk dukej dhe aq pozitiv për të, pasi Monaco pozicionohet në vendin e shtatë. /apel.media
