Ligji i ri për mediat: Tre shkeljet që do të sjellin bllokimin  e medias online

Sa i takon ligjit të ri për mediat, pika më e debatuar është ajo e kushteve të cilat do të sjellin bllokimin e mediave onlinë. Në Projektligji parashikohen vetëm tre raste, kur legjitimohet bllokimi i aksesit në internet për mediat online.

  1. Publikimi i pornografisë me fëmijë
  2. Veprimi me qëllime terroriste
  3. Shkelja e sigurisë kombëtare

Ndërsa në projektligj parashikohen edhe gjoba, për personat që shkelin ligjin.

Më konkretisht, shkeljet që do të përkufizohen si kundravajtje administrative do të dënohen me gjobë nga 100 000 deri 1 000 000 lekë. Nëse një shkelje përsëritet deri në 3 herë brenda vitit, gjoba shtohet me plus 50 përqind të vlerës fillestare./apel.media

projektligji i plotë