Ligji i ri për mediat-Komiteti shqiptar i Helsinkit:Po cenohet liria e medias

Erida Skëndaj, Drejtoresha Ekzekutive e Komitetit shqiptar të Helsinkit, ka folur  sot mbi qasjen refuzuese të 15 organizatave lidhur me dy projektiligjet e propozuara nga qeveria për ndryshime në ligjin e mediave.

Ajo  tha se fenomeni fake news është një fenomen që ndodh shpesh, në shumë shoqëri demokratike.

Mirëpo në  vendin tonë i kushtohet shumë rëndësi, pasi demokracia nuk është ende e konsoliduar siç duhet.

“Të gjithë bien dakord se ka një problematikë fake news, kjo problematikë prek vende me tradita demokratike të konsoliduara. Shqipëria nuk është ende solide nga pikëpamja demokratike dhe sidomos vitet e fundit mënyra se si janë organizuar dhe funksionojnë institucionet të cilat nuk janë të pavaruara dhe përfundojnë duke cenuar lirinë e shprehjes”, tha Skëndaj./apel.media