Ligji i ri për mbetjet, gjobë deri në 15 mln për qeset plastike

“Nga 1 Qershori i vitit 2022 do të ndalohet prodhimi, importi dhe përdorimi i qeseve plastike në Shqipëri. Në Kuvend është depozituar një projektligj i cili parashikon edhe gjoba deri në 15 milionë Le...
Ligji i ri për mbetjet, gjobë deri në 15 mln për qeset plastike
Foto: Ligji i ri për mbetjet, gjobë deri në 15 mln për qeset plastike

“Nga 1 Qershori i vitit 2022 do të ndalohet prodhimi, importi dhe përdorimi i qeseve plastike në Shqipëri. Në Kuvend është depozituar një projektligj i cili parashikon edhe gjoba deri në 15 milionë Lekë për importuesit e qeseve plastike. Sipas këtij projektligji synohet që Shqipëria të kthehet në vendin e parë në Europë që nuk përdor qese plastike”.

Sipas ndryshimeve në ligjin për “për menaxhimin e integruar të mbetjeve” edhe përdoruesit e qeseve plastike rrezikojnë të gjobiten me vlerën nga 30.000 deri në 100.000 Lekë”

Në relacionin e projketligjit thuhet se objektivi i tij është ndalimi i përdorimit të qeseve plastike mbajtëse, duke synuar që pas datës 1 Qershor 2022 në Shqipëri të mos prodhohen, importohen dhe as përdoren qese plastike mbajtëse, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në Evropë pa qese plastike.

Nëpërmjet këtij projektligji synohet të garantohet mbrojtja e mjedisit dhe e shëndetit të njeriut.

Referuar relacionin të pr/ligjit, më shumë se 79% e produkteve plastike janë të depozituara në landfille ose në ambiente të hapura, për këtë arsye synohet reduktimi i qeseve plastike, të cilat shkaktojnë një ndotje jo vetëm në mjedis, por në ekonomi. Në vend ka rreth 62 kompani që prodhojnë produkte plastike dhe vetëm 25 prej tyre prodhojnë qese plastike njëpërdorimshe.