Lidhja tragjike midis drogës dhe luftës

Nga Andrea Muratore Ajo midis luftës dhe drogës është një marrëdhënie e lashtë, komplekse, që merr dhe jep nëmënyrë të ndërsjelltë. Konflikti është vetë thelbi i marrëdhënieve ndërmjet bashkësive njer...
Lidhja tragjike midis drogës dhe luftës
Foto: Lidhja tragjike midis drogës dhe luftës

Nga Andrea Muratore

Ajo midis luftës dhe drogës është një marrëdhënie e lashtë, komplekse, që merr dhe jep nëmënyrë të ndërsjelltë. Konflikti është vetë thelbi i marrëdhënieve ndërmjet bashkësive njerëzore, që nga fillimi i historisë, dhe çdo qytetërim njerëzor është ndërtuar rreth mundësive të luftimit mbi sistemet e vlerave dhe ato politike dhe shoqërore.

Nga ritualizimi i luftërave në Amerikën para-kolumbiane te ‘ius ad bellum’ romak, deri tek sistemet më moderne, njeriu është përpjekur të krijojë një sërë ligjesh për të qeverisur atë që në histori është bërë shpesh e pashmangshme:shpërthimin e konflikteve, në të cilat ajo që është tabu në bashkëjetesën civile, pra vrasja e rivalëve, shndërrohet në diçka të programuar.

Në këtë kuadër, droga ka shoqëruar zbritjen në fushën e betejës të ushtrive dhe liderve kudo në botë. Është një lidhje gati e drejtpërdrejtë:ku ka luftë, ka edhe drogë nga të gjitha llojet.

Të kuptuara në këtë aspekt si substanca frenuese, ndaj të cilave pjesëtarë të ushtrive të tëgjitha kohërave kanë qenë të ndërvarur, për të bërë atë që nuk do ta bënin në kushte normale.

Peter Andreas, politolog dhe lektor në Universitetin Braun na çon me librin e tij “Vrasës tëdroguar:Historia e luftës, e rrëfyer përmes 6 lloje drogash” botuar në Itali nga shtëpia botuese “Meltemi”, në një udhëtim historik për të kuptuar marrëdhënien që nga kohërat e lashta, e cila i ka lidhur luftërat me duhanin, alkoolin dhe substanca të tjera psikotrope.

Ashtu siç argumenton Margaret Mekmilan në librin “Lufta, si e formësoi karakterin e njeriut”, se shoqëritë janë të lidhura pazgjidhshmërisht në zhvillimin e tyre me ekzistencën e konfliktit, Andreas thekson se droga ose shndërrimi i substancave të ndryshme në drogë, ka luajtur një rol me peshë në zhvillimin e tyre konkret.

Dhe jo vetëm për shkak të përdorimit të drogës nga gjeneralët dhe komandantët për t’i bërë ushtarët më të gatshëm të luftojnë. Kjo ka të bëjë nga njëra anë, me zhvillimin e madh të trafikut të drogës si një faktor i financimit të konflikteve dhe i destabilitetit.

Mendoni pak për kaptagon, drogën e përdorur si burim financimi në Siri nga pjesë të ndryshme të konfliktit; apo të ardhurat e mëdha që trafiku i drogës u garantoi komandantëve afganë; apo rolin e mafieve ballkanike pranë fraksioneve ndërluftuese në vitet 1990, të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe substancave të tjera.

Nga ana tjetër, sepse droga është bërë, drejtpërdrejt ose jo, objektiv i fushatave të vërteta ushtarake. Siç vëren Andreas policia e përkushtuar për të luftuar trafikun e drogës, duket se është gjithnjë e më shumë e militarizuar. Në Meksikë, qeveritë janë detyruar të përballen me kartelet e drogës të mirë-armatosura, dhe të afta të arrijnë kontrollin e plotë të territoreve tëcaktuara.

Për shembull në Kolumbi ndodhi, guerilët e lëvizjes FARC-ut iu bashkuan trafikut të drogës, në një lloj rrjeti të përbashkët me regjimin venezuelian dhe Hezbollahun libanez. Ndryshe është rasti i Filipineve dhe SHBA-së, ku “lufta kundër drogës” është një shprehje dominuese në zhargonin publik.

Por atje nuk synohet nisja e operacioneve ushtarake kundër grupeve të strukturuara të narko-trafikut. Nëse e vini re me vëmendje propagandën ruse të luftës, qeveria ukrainase e Volodimir Zelenski etiketohet përveçse si neo-naziste, edhe e përbërë nga “narkomanë”, dhe kjo për të justifikuar irracionalitetin e pretenduar të veprimeve të saj.

“Nuk mund ta kuptosh luftën pa njohur drogën, dhe nuk mund ta kuptosh drogën pa njohur luftën”- thekson Andreas në librin e tij. Autori studion vazhdimësinë midis “luftës nën ndikimin e drogës”, nga inkasit tek amfetaminat që merrnin ushtarët e Vehrmahtit nazist, “luftën falë drogës”, me rastet e përmendura më parë, “luftën për drogën”, të cilave u shtohen” drogat e pasluftës”, pra konsumi dhe abuzimi me alkoolin, duhanin dhe ilaçet kundër depresionit. nga ushtarët për të përballuar stresin e shkaktuar nga përleshjet e luftës.

Një praktikë që siç vëren Andreas, është zgjeruar shumë gjatë shekujve XX-XXI. Këtë e dëshmon rasti i Shteteve të Bashkuara, dhe problemet e mëdha sociale të veteranëve të luftës. Të dërrmuar psikologjikisht nga tmerret e konflikteve, nga ideja e zgjedhjes midis vrasjes dhe vdekjes, luftëtarët perëndimorë kanë pësuar raste të veçanta tronditjeje të këtij lloji në dekadat e fundit.

Ndryshojnë shoqëritë, realiteti i fakteve, narrativa, por lufta mbetet në thelb ajo që ishte në fillimet e historisë njerëzore:një mohim i rregullit të artë të qytetërimit njerëzor, që ështëndalimi i vrasjes së të tjerëve. Në esenë e tij “Përballë një lufte post-heroike”, që u botua nërevistën “Foreign Affairs” në vitin 1995, Eduard Lutvak flet për mënyrën sesi Perëndimi i trajton konfliktet, dhe mbi të qenit gjithnjë e më pak të aftë për të pranuar humbjet në radhët e ushtrive të tyre.

Kjo vlen edhe për luftëtarët e pajisur me pajisje hiper-teknologjike, të cilat krijojnë shpesh iluzionin e një sigurie, e cila e minon ligjin bazë të luftës në perceptimin e ushtarëve dhe drejtuesve të gradave të ndryshme. Prandaj, sot epidemia e rasteve të stresit post-traumatik, dhe sëmundjeve të ngjashme lidhet pikërisht me traumat e luftës dhe varësitë nga drogërat ndryshme.

Ajo shpërtheu në SHBA, kryesisht për shkak të të veteranëve që janë ndër viktimat kryesore të masakrës së heshtur që po shkakton emergjenca e opioideve. Droga dhe lufta janë të lidhura më ngushtë se kurrë më parë. Dhe ndoshta do të mbeten të tilla për sa kohë të ekzistojë lufta si instrument. / “Il Giornale” – Bota.al