Librazhd/ Shtylla e tensionit të ulët shpërthen nga flakët

Gjatë mbtrëmjes së sotme në Librazhd, një shtyllë e tensionit të ulët është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve për mediat, flakët shpërthyen si pasojë e një shkëndije elektrike dhe fatmirësisht nuk solli dëme të tjera materiale apo të plagosur.

Zjarrfikësja arriti shumë shpejt në vendin e ngjarjes, duke i bërë të mundur elektriçistëve që të rregullojnë dëmin e shkaktuar.