Librazhd/ Makina me tre të rinj del nga rruga dhe përfundon në përrua

Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Librazhdit.

Një mjet me targa AA518BC ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në përroin e Shesë.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre të rinj, të cilët janë dërguar në spitalin e Librazhdit.

Dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte mjeti.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të hetuar shkaqet e plota të aksidentit dhe për të zbardhur më tej ngjarjen./apel.media