Lezhë/ Po transportonte klandestinë drejt Kosovës, arrestohet 33 vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi po transportonte 12 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se me një automjet furgon tip “Benz” po transportoheshin klandestinë drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-I. N., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Shtetasi I. N. është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetin furgon tip “Benz”, 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

-Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-Saimir Simoni, 34 vjeç, banues në Milot, Kurbin, i shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 2 muaj burgim për veprën penale “Dhuna në familje”.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. J., 48 vjeç, banues në Podgoricë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin dytësor Shkodër-Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Skoda”, në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.