Lezhë/ Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara kanabis sativa

Një person është arrestuar dhe një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë nga policia e Lezhës.

Zef Gega ra në prangat e bluve të Lezhës pasi në tokën e tij u gjetën bimë narkotike të kultivuara lloji kanabis dhe në banesë iu gjetën 1 pushkë dhe municion luftarak.

Gjithashtu nën hetim është vënë dhe Tonin Shtjefni me detyrë kryetar i fshatit Kallmet pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën.

Droni i policisë ka bërë të mundur lokalizimin e parcelës që ishte fshehur nën masivin pyjor të fshatit.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.