Lëvizte me armë zjarri/ Arrestohet 41 vjeçari në Kamëz

Efektivët e Policisë në Kamëz kanë arrestuar një person që lëviste në rrugë me armë zjarri.

Si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin, policia ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar, të cilit gjatë kontrollit fizik , Policia i gjeti me vete një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë.

Më pas, operacioni ka vijuar në banesën e tij, ku gjatë kontrollit Policia gjeti edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 30 fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 41 vjeç, lindur në Laç, Mat dhe banues në zonën e quajtur “Frutikulturë”. Ky shtetas ka qenë i dënuar edhe më parë, ndërsa tani do të akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./apel.media