Lëvizja Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri: Nesër prezantohen kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka vendosur të garojë në zgjedhjet e 25 prillit. Lajmin është bërë me dije përmes një njoftimi zyrtar nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, ndërsa thuhet se LVV do të prezantojë nesër dy kandidatët e pare.

“Konferencë për media për prezantimin e dy kandidatëve nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të Shqipërisë. Ditën e enjte më 21 janar 2021, në ora 13:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbajë konferencë për media ku do të prezantohen dy kandidatët e parë nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të vendit për zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo konferencë do të organizohet në zyrën e LVV Shqipëri, në adresën: Rruga “Hoxha Tahsim”, nr 105, kati 2, Tiranë (pranë Optika Roma – 200 metra mbi Pazarin e Ri)”, thuhet në njoftimin e degës së LVV.