Ish-drejtor i ALUIZNI Tirana-Rurale, Afrim Ismaili, ka rënë në pranga një javë më parë, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ai ka firmosur legalizimin e tre vilave të pa ndërtuara në zonën e Farkës dhe një lokali në zonën e ish-bllokut nga biznesmeni Arben Reli, çka ka sjellë arrestimin e Afrim Ismailit. Arrestimi i Ismailit është kryer nga forcat e policisë së Tiranës, një jave më parë dhe momentalisht ish-funksionari i lartë i drejtorisë së ALUIZNI-t ndodhet në burg.
Hetimet janë kryer nga prokurori Kol Hysenaj, të cilat pritet të konkretizohen me dërgimin e dosjes në gjykatë. Afrim Ismaili në cilësinë e drejtorit të ALUIZNI-t sikurse edhe një ish-përgjegjës i hartografisë dhe i përpunimit të informacionit gjeografik, në Zyrën e ALUIZNI-t Tirana-Rurale, Sokol Ismaili, janë hetuar nga prokuroria e Tiranës për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.
Shefi i ALUIZNI-t për ndërtimet në fshatra që tani ndodhet prej 1 jave në burg, i legalizoi tre vila të pa ndërtuara të biznesmenit, Arben Reli, ku ky i fundit ka përdorur dy emrat e djemve të tij, për të bërë vetëdeklarimin në zyrën e ALUIZNI-it dhe më pas ka vijuar procedurat në kundërshtim të hapur të ligjit dhe rregullores, për legalizimin e objekteve që në fakt nuk ekzistonin fare në terren./apel.media