Lazim Destani: Sot është ditë historike për mua Maqedoninë e Veriut dhe Tetovën/ Hapet fabrika automobilave, 130 milion euro investim, 900 vende të reja pune

Në Tetovë është vënë sot gurëthemeli i një fabrike të re, investim i familjes Destani. Filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar, kujton se “Si sot para 50 viteve mora rrugën e mërgimit për në...
Lazim Destani: Sot është ditë historike për mua Maqedoninë e Veriut dhe Tetovën/ Hapet fabrika automobilave, 130 milion euro investim, 900 vende të reja pune
Foto: Lazim Destani: Sot është ditë historike për mua Maqedoninë e Veriut dhe Tetovën/ Hapet fabrika automobilave, 130 milion euro investim, 900 vende të reja pune

Në Tetovë është vënë sot gurëthemeli i një fabrike të re, investim i familjes Destani. Filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar, kujton se “Si sot para 50 viteve mora rrugën e mërgimit për në Gjermani dhe sot jam shumë i lumtur që po sjelli një investim nga Gjermania këtu“:- Destani pohon se ky është investimi tij më i rëndësishëm deri më tani.
Destani shprehet:- “Fakti që më Gëzon shumë është që në këtë fabrikë do të punësohen shumë të ri dhe të reja. Ajo që vlen të theksohet është që afaristët nga diaspora janë më se të obliguar që të investojnë në vendin e tyre për të mbajtur rininë në vendin tonë. Sot është një ditë historike për mua sepse në Tetovë po sjellim makinat e së ardhmes dhe këtë ja kam kërkuar gjithmonë bordit të kompanisë, që kompania jonë të mos shohë konkurrencë por të shohim risi drejt së ardhmes le ta shijojmë së bashku futjen e Maqedonisë së Veriut në hartën e vendeve për prodhimin e makinave të avancuara teknologjike elektrike“:- tha Lazim Destani.


Ky projekt ka mbështetjen edhe të qeverisë së Maqedoniaë së Veriut“:- tha Ali Ahmeti, lideri i BDI.
Gurëthemeli është vënë në përvjetorin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, të shtunën më 13 gusht.
Në seancën e Qeverisë është miratuar edhe vendimi për ndihmën shtetërore në realizimin e këtij projeti në vlerë prej 130 milion euro, që do të hapë 900 vende të reja pune, bëhet e ditur nga qarqet qeveritare. / Përgatiti old.apel.media