Largohet nga shtëpia 3-vjeçarja, në hetim babai shqiptar

Një vajzë e vogël, vetëm 3-vjeç është gjetur nga policia e Tenenza di Cologno Monzese, pasi ishte larguar nga shtëpia.

Sipas mediave italiane vogëlushja në mëngjesin e 21 shtatorit, është larguar nga shtëpia pasi dera ishte hapur dhe po endej në park e vetme.

Policët e shoqëruan vogëlushen deri në kazermë teksa arritën të identifikonin dhe prindërit. Nga sa është konstatuar, vogëlushja ka ecur e vetme nëpër park për një orë e gjysmë.

Babai, një 37-vjeçar shqiptar, nuk e kishte vënë re largimin e së bijës, ndërkohë që nëna nuk ishte në shtëpi.

Fëmija, ishte në gjendje të mirë shëndetësore, më pas iu kthye prindërve të saj dhe shqiptari u denoncua për neglizhencë ndaj një të mituri.