Largimi i Ardi Veliut, Çuçi: Me Gledis Nanon do arrijmë objektivat e vendosura

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka konfirmuar lirimin nga detyra të Ardi Veliut dhe emërimin në krye të Policisë së Shtetit të Gledis Nanos. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Çuçi tha se Ardi Veliu ka bërë një punë të mirë në krye të uniformave blu, por tani është koha për objektiva të reja.h

Sot qeveria mori vendimin për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe emërimin në detyrë të Gledis Nano. Zoti Veliu largohet nga kjo detyrë me rezultate shumë të larta, duke e çuar në nivele si asnjëherë tjetër Policinë e Shtetit. Bësoj se të gjithë treguesit e policisë flasin për një rritje dhe një standard të krijuar tashmë në nivele maksimale. Në detyrë Zoti Nano që e zëvendës pa diskutim ka një sfidë për ta çuar përpara këtë performancë të policisë së shtetit në këto vite”, tha ministri.

Më tej Çuçi u shpreh se gjatë drejtimit të Policisë së Shtetit nga Ardi Veliu, policia karritur standardet dhe të gjithë treguesit flasin në favor të tij.

Unë kam vlerësim maksimal për Zotin Veliu dhe po të shohësh të gjithë treguesit janë në favor. Pasi numri i vrasjeve është përgjysmua, po ashtu dhe operacioni Forca e Ligjit. Janë të gjithë treguesit që flasin se kemi arritur në një standard të caktuar. Gjithmonë kemi objektiva, gjithmonë synojmë për më mirë. Ndaj në këtë moment sjellim një energji të re, që të realizojmë objektivat”, shtoi kreu i Ministrisë së Brendshme.