Laporta: Duam ta rikthejmë Barcelonën aty ku duhet të jetë, më shumë se një klub

Barcelona për momentin ka gjendje jo të mirë financiare, derisa edhe probleme nga ana sportive.

I pari i klubit katalanas ka folur për të gjitha objektivat në katër vitet e radhës.

“Sot ne përfaqësojmë llogaritë më të këqija në historinë e klubit. Ne kemi zero rrjedhje te mjetet operative, kur mbërritëm nuk mund të blinim ose paguanim rroga”.

“Nënshkruar marrëveshje me Goldman Sachs, siç dihet në kosto shumë të ulët. Rinegociuam kontratat dhe zbritem pagat”.

“Duam të rinovojmë në klub dhe duhet të vendosim standardin e nivelit të pagave. Por, shkaku i numrit të keq duhet të vazhdojmë në zbritjen e pagave dhe kontratat e nënshkruara nga bordi i kaluar”.

“Mes sezonit 2021/22 dhe 2025-26, duam ta rikthejmë Barcelonën aty ku duhet të jetë. Klub më shumë sport. Më shumë se një klub”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Barcelonën sonte (e diele) e pret një sfidë jo e lehtë ndaj Valencias.