Lame dorëzon certifikatën e parë të pronësisë në fshatin Kuqar pas 30 vitesh

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, së bashku me kryetaren e Bashkisë Patos Znj.Rajmonda Balilaj dhe deputeten Antoneta Dhima, kanë dorëzuar certifikatën e parë të pronësisë në fshatin Kuqar pas 30 vitesh.

Artan Lame: Jemi në Kuqar, Fier, një zonë që mbahet me ullinjtë e vetë. Ka qenë një proces i zvarritur i regjistrimit që nga 91-shi, kur është ndarë toka. Janë rreth 990 pasuri që deri tani ekzistonin të paregjistruara dhe i gjithë fshati e vuante këtë problem, janë edhe problemet shoqëruese si legalizimi dhe regjistrimi i shtëpive të vjetra, para 91. Kohët e fundit i kanë kaluar Kadastrës, shtëpitë e vjetra. Për fat të keq ky vend ka qenë i gjithi për t’u regjistruar, sepse edhe shtëpitë e para 90-ës nga koha e Enverit, Zogut ishin të paregjistruara. Këto probleme morën rrugën e zgjidhjes. Kjo është certifikata e parë e tokës që jepet në Kuqar që nga koha e demokracisë.