Lakers dominon Cleveland, LeBron siguron fitoren, rezultatet e sotme

Skuadra e Lakers vazhdon të dominojë në Konferencën e Perëndimit, ku sërisht ka korrur fitoren me rezultatin 128-99 ndaj Cleveland. LeBron James arriti të realizonte 31 pikë, ndjekur nga Howard me 21 pikë dhe 15 rebound.

Gjithashtu New Orleans ka  mundur Detroitin me rezultatin 117-110.

Emocionet për Pelicans i ka siguruar Okafor me 25 pikë dhe 14 rebound, duke hedhur poshtë 23 pikët e Derrick Rose për Pistons.

Rruga e hapur tashmë edhe për Boston i cili mposhti Chicagon me rezultat 112-101.

Oklahoma rikthehet në fuqi dhe mposht me rezultatin 117-104 Minnesota-n, ndërsa Portland fitoi  me rezultat të ngushtë 115-112 ndaj Charlotte. /apel.media