Lajmi i fundit: Vrasja në Astir, dorëzohet autori pas negociatave me familjarët

Një ngjarje e rëndë ndodhi para dy ditësh në zonën e Astirit ku pas një atentati mbeti i vrarë një 29 vjeçar. Noel Dishi, autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiu (Ndokaj) në zonën e “Astirit” në Tiranë, është vetëdorëzuar sot në polici.

NJOFTIMI I PLOTË

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit  V. T, ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020, në Astir, ka ushtruar kontrolle të pandërprera.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Poliçisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informaçioneve të grumbulluara  dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët  para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç. Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T.  Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve./apel.media