LAJMI I FUNDIT/ Aksident me vdekje në Kavajë, humb jetën 30 vjeçarja

Një tjetër aksident me vdekje i ka marrë jetën një vajzë të re në Kavajë.

Njoftimi i policisë

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.