LAJMI FUNDIT/ Aksident në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Plagosen 4 persona, transportohen drejt spitalit të Traumës

Një aksident ka ndodhur pak me pare në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Nga burimet policore ne vendngjarje mësohet se janë plagosur 4 persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Në aksident janë përfshirë në mjet tip Renault dhe një mjet tip Ford. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.