Lajmërimi tragjikomik-“Shitet apartament 3+1 tek Gjykata i pa dëmtuar nga tërmeti”

“Shitet apartament 3+1 tek Gjykata”, por ajo çka bie në sy, pas kësaj, është i pa dëmtuar nga tërmeti”, ky është lajmërimi qe ka vendosur një qytetar, bashkë me numrin e tij të telefonit.

Nisur nga tërmeti i datës 26 Nëntor, ajo çka ka ndodhur është ndryshimi i konceptit që kanë qytetarët në lidhje me sigurinë në banesat e tyre. Duke qenë se Shqipëria është zonë  me  intensitet të lartë, sizmologjik, të shumtë janë ata qytetarë, që mbase dhe janë frikësuar dhe nëse e kanë menduar që të blejnë një apartament, këto kohë e kanë lënë mënjanë këtë ide, të ndikuar dhe nga frika.

Një lajmërim i tillë, përtej anës komike, shpreh dhe frikën që shfaqin blerësit, si dhe dëshirën e personit që shet apartamentin për të ofruar siguri dhe për ta mposhtur këtë frikë. /apel.media