Lajm i mirë nga familja mbretërore shqiptare! Elia Zaharia shtatzënë për herë të parë! (FOTO)

Princ Leka dhe princesha shqiptare Elia Zaharia, duket se po shtohen tashmë me një pjesëtar të ri, pasi Elia është shtatzënë.

Ata janë fotografuar ditën e djeshme nga “Panorama Plus” rrugëve të qytetit, teksa shëtisin dorë për dore.

Aktorja kishte veshur një fustan të gjatë me lule dhe sandale, teksa barku i saj i rrumbullakosur nuk mund të fshihet më.

Nuk dihet ende se në çfarë muaji është ajo dhe as gjinia e bebushit, por ne mezi po presim të mësojmë detaje të reja.

Elia, 37 vjeçe, e Princi, 38 vjeç, u martuan në vitin 2016 në një ceremoni martesore që bëri shumë bujë, pasi mblodhi në Tiranë familjet e famshme mbretërore nga e gjithë bota.

Ata kanë shumë vite në krahët e njëri-tjetrit, teksa në 2010 u fejuan në qytetin e dashurisë, Paris.