Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një fshat të Mallakastrës është shënuar një ngjarje e rëndë.
Një 67-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri në fshatin Panahor .
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:20 të mëngjesit , ndërsa viktima është Hyqmet Hadëraj.
Sipas raportimeve paraprake, Hadëraj është vetëvrarë me armën e gjahut në banesën e tij në kushte të rënda psikologjike. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak i policisë:
Sot rreth orës 05:20, në fshatin Panahor, Mallakastër, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e tij të gjahut shtetasi H.H, 67 vjeç.
Arma me të cilën viktima ka vrarë veten ishte me leje në emër të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./apel.media