LAJM I FUNDIT/ Vuante nga probleme të shëndetit mendor, 42-vjeçari i vë flakën shtëpisë

Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën “Memo Meto”, shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij. Në vendngjarje kanë ka...
LAJM I FUNDIT/ Vuante nga probleme të shëndetit mendor, 42-vjeçari i vë flakën shtëpisë
Foto: LAJM I FUNDIT/ Vuante nga probleme të shëndetit mendor, 42-vjeçari i vë flakën shtëpisë

Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën “Memo Meto”, shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.