Lajm i fundit/ Reagon Presidenti : E papranueshme dhuna ndaj banorëve të Unazës së Re

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet rrjetit të tij social facebook , ka reaguar për ngjarjet e fundit që po ndodhin në zonën e Astirit.

Meta e ka cilësuar si të papranueshme dhunën e përsëritur ndaj banorëve të zonës së “Unazës së re”.

Ai gjithashtu është shprehur se arroganca e mjerimi që po u shkaktohet familjeve është e papranueshme.

Reagimi i plotë:
E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.

Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.

 Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.

U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve – përfundoi presidenti ./apel.media