Policia e Durrësit ka vënë në pranga 46-vjeçarin të shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me Burg’.
I arrestuari është shtetasi L.B banues në fshatin Bizë, Durrës, i akuzuar për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Po ashtu blutë e Durrësit kanë arrestuar edhe një 23-vjeçar E.C, banues në Laç, i cili duke drejtuar mjetin e tij tip ‘Range Rover’ në gjendje të dehur, është përplasur me një makinë tjetër tip ‘Benz’.apel.media