Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Suk 1 të Roskovecit, ku një i mitur ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një furgon.
Policia thotë se mjeti tip Iveco i drejtuar nga qytetari me iniciale A.M. përplasi 11-vjeçarin që po udhëtonte me biçikletë.
Pas përplasjes nga furgoni, i mituri goditi një makinë tip Audi të parkuar në anë të rrugës.
Fëmija u dërgua në spital i plagosur, ndërsa shoferi i makinës u shoqërua në komisariat për t’u pyetur lidhur me shkaqet e aksidentit.
Njoftmi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 11:45, në fshati Suk 1, Roskovec, mjeti tip “Iveko”, me drejtues shtetasin A.M. ,ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas ka goditur një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.
Shtetasi E.V, ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasi A.M dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes./apel.media