Lajm i fundit/ Çelet Panairi i Librit ‘Tirana 2019’

Panairi i Librit “Tirana 2019” u hap sot  në Pallatin e Kongreseve. Në edicionin 22 të këtij viti rreth 100 pavijone ekspozuese në të gjitha trevat shqipfolëse i janë bashkuar këtij aktiviteti të madh ndër-rajonal në Shqipëri.

Rreth 200 shkrimtarë, krijues, përkthyes do të jenë pjesë e 100 veprimtarive, të cilat do të organizohen në stendat e shtëpive botuese, ku është menduar që të promovohen rreth 60 tituj të rinj.

Panairi i Librit “Tirana 2019” do të mbyllet në datë 17 nëntor./apel.media

Fotot ekskluzive nga apel.media