LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e naftës me 4 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës është rritur me 1 lek për litër. Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.

Një litër naftë do të shitet me 219 lekë për litër. Është ky vendimi i marrë sot nga Bordi i Transparencës.

Benzina do të shitet me 195 lekë /litri dhe gazi me 78 lekë/litri.

Nafta është ulur me 4 lekë, benzina është rritur me 1 lekë, ndërsa çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshim.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.