Pasi u rendit e dyta në listën e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, Arta Marku ka ankimuar vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ajo u rendit e dyta me 406 pikë, pas Olsian Çelës me 459 pikë dhe para Fatjona Memçaj me 362 pikë.
Me datë 14 nëntor, KLP miratoi me shumicë votash pr/vendimin, për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues.
Mesa duket Arta Markut nuk i ka pëlqyer që është renditur e dyta dhe për këtë arsye ka ankimuar vendimin për renditjen.
Pasi lista dërgohet në parlament, Kuvendi ka 30 ditë kohë të votojë prokurorin e përgjithshëm.Nëse dështon votimi në Kuvend,emërimin e bën KLP.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron kandidatin që kryeson listën për Prokuror të Përgjithshëm./apel.media