Lajm fantastik për Durrësin dhe Shqipërinë/ Kulla Veneciane u përurua zyrtarisht

Kulla Veneciane u përurua zyrtarisht, në prani të Përfaqësuesit të Lartë /Zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell, Ministres së Kulturës Elva Margarti, Ambasadores së BE-së Christian...
Lajm fantastik për Durrësin dhe Shqipërinë/ Kulla Veneciane u përurua zyrtarisht
Foto: Lajm fantastik për Durrësin dhe Shqipërinë/ Kulla Veneciane u përurua zyrtarisht

Kulla Veneciane u përurua zyrtarisht, në prani të Përfaqësuesit të Lartë /Zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell, Ministres së Kulturës Elva Margarti, Ambasadores së BE-së Christiane Hohmann, përfaqësuesve të UNOPS-it dhe Ambasadorëve të Rinj Evropianë.

Ky monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore ka kaq shumë histori për Durrësin dhe është e mrekullueshme ta shohësh të rehabilituar. Kulla Veneciane do të kthehet në një qendër interpretimi të trashëgimisë kulturore, e cila do të kombinojë argëtimin digjital me një vështrim në historinë e qytetit.

“Ndërsa u mblodhëm për hapjen e këtij siti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, patëm kënaqësinë të bisedonim me Ambasadorët e Rinj Evropianë mbi të ardhmen e Shqipërisë në BE. Frymëzuese t’i shihje ata kaq të interesuar për të shkuarën e vendit të tyre dhe duke kontribuar aktivisht në të ardhmen e tij evropiane”, Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.