“La Republique en Marche”/ Macron ndryshon emrin e partisë

Partia e Presidentit Francez Emmanuel Macron ka ndryshuar zyrtarisht emrin. La Republique en Marche (La Republik a Marsh) do të quhet tanimë Rilindja.

Ideja fillestare mbi emrin e ri të partisë erdhi fillimisht nga Presidenti Macron përgjatë raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën këtë vit në Francë.

Macron, i cili do të jetë president nderi, u shpreh se tanimë pas 6 vitesh që prej krijimit të partisë të gjithë mbështetësit dhe ata që punuan për të do të jenë pjesë jo vetëm e një partie, por e një levizje të gjerë politike.

Miratimi i emrit të ri erdhi pas dy ditëve votimi nga anëtarët e partisë për statutet e reja dhe ekipi i ri drejtues. Ky ndryshim në emrin e partisë do të pasohet nga një punë e gjatë për reformimin e mënyrës së funksionimit të saj në zgjedhjet e ardhshme.

Në zgjedhjet parlamentare të Qershorit, partia humbi shumicën absolute në Asamblenë Kombëtare. Grupet e punës do të fillojnë gjithashtu të mendojnë që tani për emrin e ri që do të jetë pasuesi i Macron në zgjedhjet presdienciale të vitit 2027.