Ky këngëtar po ndërton që tani varrin ku do të prehet pasi të vdesë

Po po, siç e lexuat! Bëhet fjalë për këngëtarin e famshëm Ed Sheeran.

Ai ka paraqitur planin për ndërtimin e varrit të tij, ku do të prehet pas vdekjes. Sheeran ka vendosur që varrin ta ndërtojë nën dyshemenë e kishës së re që po ndërton në mini-fshatin e tij me vlerë prej 4.4 milionë eurosh.

Sipas pamjeve që janë bërë publike, objekti i kultit aktualisht është në ndërtim e sipër dhe është i mbuluar me skela, ndërsa së shpejti mund t’i bashkohet një zonë varrimi në të cilën do të futej përmes një pllake poshtë në dysheme.

Vendi ku Ed Sheeran kërkon të prehet në paqe pas vdekjes është modeluar me mure të lakuara në plan dhe në lartësi, të cilat i japin atij një ndjesi gjithëpërfshirëse në formë varke.

Dhoma e varrimit, e cila sipas planeve do të ishte në pjesën e pasme të ndërtesës, do të kishte përmasa 8.9 ft (2.71m) me 5.9ft (1.8m) që është një madhësi sa për dy varre.

Sheeran bleu shtëpinë e tij të parë në këtë vend, për rreth një milion euro, në vitin 2012 duke e zgjeruar dhe tashmë ai zotëron një mini fshat të tijin.

E sikletshme të mendosh për të ndërtuar varrin tënd, por ja që ka nga ata që e bëjnë./Iconstyle

Image
Image
Image
Image
Image
Image