Ky është efektivi i policisë të cilit i dogjën makinën në Librazhd (Emri)

Orët e para të mëngjesit të sotëm i është vënë flaka makinës së oficerit të krimeve në Librazhd, Petrit Xhepin.

Dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm dhe në kamerat afër bizneseve është parë një person i maskuar me kapuç që i afrohet automjetit.

Petrit Xhepi punon në Drejtorinë e Policisë Elbasan në sektorin anti-krim. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij është oficere policie.

Policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorin.