Apel Redaksia- Ky 28 Nëntor e gjeti atdheun të përulur nga dhimbja

Natyra na mësoi ne shqiptarëve, se sipër nesh gjendet Zoti dhe me ndihmën e tij do kalojmë dhimbjet.

Sot, i gjithë kombi shqiptar përjeton dhimbjen e katastrofës natyrore, me fuqinë goditëse të papërjetuar më parë. Ky tërmet na zgjoi ndërgjegjen si komb dhe na bashkoi.

Kudo ku shqiptarët gjenden të ndarë në 4 shtete në Ballkan, e cep më cep nëpër dynja, sot shpirtërisht janë të bashkuar. Dhimbja na bashkoi sup më sup, për t’a përballuar të keqen. Ky 28 Nëntor na gjeti solidar, të përulur ndaj Zotit, me dhembshurinë në shpirt,  këtë vlerë që ta mëson mbinatyrorja.

Dhembshuria është vlerë, sakrificat janë shpërblim.

Bibla thotë: Çdo e keqe e ka një të mirë, ndaj edhe sot Shqiptarëve u janë bashkuar zemrat.

Sot kjo ditë ka zbardh me forcë mendore e shpirtërore të vetëdijes kombëtare. Ka zbardh me lutje e përshpirtje për shpirtrat e humbur e për plagët e trupave ende në jetë.

Atdheu i Nënë Terezës në lot, po rritet shpirtërisht përmes vuajtjeve.

Bekime ditën e Flamurit o komb i Zotit!

E qoftë bashkimi shpirtëror dritë,  për të ardhmen njerëzore! /apel.media