Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme, ja arsyeja

Kuvendi pritet të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë të jashtëzakonshme.  Ky vendim u mor ditën e djeshme menjëherë pasi presidenti, Ilir Meta, dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Konferenca e Kryetarëve e cila u mbajt dje në mesdite arriti në një rezolutë të posaçme në të cilën do të bazohet sot Kuvendi, në seancën e jashtëzakonshme, e që ende nuk dihet konkretisht se çfarë do të vendoset.

Kreu i shtetit dekretoi dje tre anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferrllari, ndërsa Arta Vorpsi u betua si anëtare në noteri duke anashkaluar institucionin e presidencës. Ky veprim u interpretua në forma të ndryshme edhe pse Vorpsi  dje u paraqit zyrtarisht në Gjykatë Kushtetuese./apel.media