Kuvendi i Kosovës rinis punën, më 20 shtator mbahet seanca e parë e këtij sesioni

Më 20 shtator do të mbahet seanca e parë për sesionin e vjeshtës e Kuvendit të Kosovës. Kështu bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila tha për mediat se vendimi për çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve dhe fushatës duhet të jetë vendim konsensual i të gjitha partive.

“Të jetë vendim konsensual i të gjitha partive. Nuk insistojmë njërin apo tjetrin variant. Është e rëndësishme të kemi parasysh shëndetin publik të qytetarëve dhe në dakordancë me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK) të kemi edhe fushatën nëse vazhdohet me datën e njëjtë të zgjedhjeve. Dakordohemi me të gjitha partitë e tjera pjesëmarrjes”, tha Kusari-Lila.