Kuvendi i Bullgarisë miraton propozimin francez, votohet heqja e vetos për Maqedoninë e Veriut

Kuvendi në Bullgari do të votojë sot propozimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për të arritur në një zgjidhje të ngërçit me veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Mediat bullgare shkruajnë se kjo është bërë përmes një projektvendimi të dorëzuar nga bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov, në të cilin thuhet se Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas më shumë se katër orësh debat, projektvendimi u miratua me 170 vota pro (“Vazhdojmë ndryshimin”, “Bullgaria Demokratike”, GERB dhe MRF), 37 “kundër” (“Ka një popull të tillë”, ” Vazrazhdane”, katër nga BSP dhe dy të pavarur) dhe 21 abstenime (BSP, një nga “Vazhdojmë ndryshimin” dhe dy deputetë të pavarur). Pas miratimit të projektvendimit nga Kuvendi Kombëtar, Këshilli i Ministrave duhet ta nënshkruajë atë.