Kush nuk e di, le ta mësojë/ Miqësia mes Louis Pasteur dhe Sulltan Abdulhamid II, zhvilloi vaksinën e tërbimit, përmes ndihmës osmane

Lidhja miqësore midis Louis Pasteur dhe Sulltan Abdulhamid II, zhvillimi i vaksinës së tërbimit përmes ndihmës osmane, është një ngjarje e panjohur për publikun shqiptar dhe e fshehur me kujdes nga evropianët.

Një aspekt tjetër i respektimit dhe mëshirës së monarkisë otomane jo vetëm ndaj njerëzve por edhe ndaj kafshëve.

Kujtojmë se sëmundja e tërbimit kishte shkatërruar vende e popuj të tëra si dhe ngjallur shqetësim në gjithë botën. Abdulhamidi i II, i ndiqte nga afër studimin e kërkuesve në Perëndim, vaksina për tërbimin ishte zbuluar në vitin 1885 nga Louis-Pasteur, megjithatë duheshin mjete financiare për të krijuar një institucion për t’a zhvilluar atë. Rusia i kishte dërguar vetëm një letër Louis-Pasteur për ta uruar për shpikjen, ndërsa Perandoria Osmane kishte dhuruar 10,000 monedha ari për krijimin e këtij institucioni.

Kjo traditë ndiqej në Perandorinë Islame Osmane, pasi kafshët janë krijesa memece të Krijuesit, dhe u kemi borxh respektin kafshëve. Ligjet e para për mbrojtjen e kafshëve u bënë për herë të parë në botë brenda Perandorisë Osmane gjatë mbretërimit të Murat III, ndërkohë që në perëndim mbrojtja e tyre ishte objekt talljeje.

Nga Andrit Spahiu