Kush zëvendësoi kë? Ja kush janë drejtuesit e rinj në Vlorë, Shkodër dhe Kukës

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste në selinë rozë.

Mësohet se drejtues politik për qarkun e Vlorës është zgjedhur Blendi Klosi.

Klosi ka zëvendësuar kështu Arben Ahmetajn, i cili “zhvishet” nga të gjitha postet që kishte në PS.

Ndërsa, drejtues politik për qarkun e Shkodrës është zgjedhur Elisa Spiropali kurse në Kukës është vendosur Pandeli Majko.