Elisabeta Meta është nëna që dhunoi në mënyrë barbare vajzën e saj vetëm 13 vjeç.
Video skandali u publikua nga emisioni “Fiks Fare”, ku shihej sesi nëna 41 vjeçare ushtronte dhunë ndaj vajzës së saj.
Meta ndodhet ende në komisariat, ndërsa raportohet se në ambientet e policisë së Sarandës është edhe bashkëjetuesi i 41-vjeçares, i cili po merret në pyetje.
Arrestimi i 41 vjeçares u bë pas publikimit në emisionin Fiks Fare. /apel.media