Kush është balerina që humbi jetën nën rrënojat e hotelit në Durrës, i kishin prishur shtëpinë në Astir

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë la pas shumë viktima, dhe njerëz të plagosur.

Njëra nga viktimat ka qenë edhe Evi Kardashi, një balerinë në hotelin “Mira Mare”. Ajo mbeti nën rrënojat e hotelit, i cili u shkatërrua plotësisht.

Sipas informacioneve, Evi ishte nga Tirana dhe banonte në zonën e “Astirti”. Asaj i ishte prishur banesa për shkak të projektit të Unazës së Re.

“Pronari i restorantit ‘Mira Mare’ është hedhur nga penxherja, u ka thënë punëtorëve dilni se po këputet pallati dhe thonë se kanë zënë banakierin mbi 40-vjeç, më duket se është nga Korça edhe dy balerina, njëra u nxor e vdekur. Vajza që u nxor e vdekur thonë se ishte kameriere, banonte te Astiri në Tiranë i prishën shtëpinë. Një banakier nga Fieri shpëtoi. Ky djali që shpëtoi ka qenë te dhoma 101. Hoteli rrinte hapur 24 orë”,- tha një dëshmitar./apel.media