Kush është ambasadori i ri amerikan në Kosovë?

Presidenti amerikan Joe Biden, e ka nominuar për ambasador në Kosovë, diplomatin ekarrierës Jeffrey M. Hovenier. Ai është ndërkohë edhe para Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ku tha se nëse emërohet ambassador, prioriteti i tij do të jetë “vazhdimi i mbështetjes amerikane për një Kosovë sovrane e demokratike.”


Ambasadori i ri amerikan në Kosovë Hovenier është për momentin zëvëndës i shefit të misionit amerikan në Ankara të Turqisë. Ai ka shërbyer edhe në ambasadën amerikane në Berlin, e ka njohuri të mëdha edhe për Ballkanin, pasi ka shërbyer edhe në Kroaci e Greqi, si dhe në Panama, Paraguaj dhe Peru.
Në Uashington ka qenë Drejtor për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, e ka punuar edhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, ku ka pasur përgjegjësi për raportet me NATO-n dhe Çështjet e Evropës Qendrore.
Nominimi i tij nga Presidenti Biden duhet të konfirmohet nga ana e Senatit.

Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ky dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare, me rastin e 10.vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Jeffrey Hovenier tha asokohe se “qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.”
“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, thoshte Hovenier, i cili në Kosovë duhet të zëvendësojë ambasadorin në largim Kosnett.