Kurti-Vetëvendosja në Tiranë, nuk është as pozitë, as opozitë

Gjatë bisedës në emisionin “Open”, gazetarja e ka pyetur Albin Kurtin edhe në lidhje me rolin e qendrës Vetëvendosja në Tiranë. Ndër të tjera ai u pyet edhe mbi qëllimin e marshimit që do të organizojë VV në kryeqytet.

Ai tha: “Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është regjistuar si OJF. Ne e kemi frymën e përbashkët, por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin.”

Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë”./ apel.media