Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Vota për Shaip Kamberin është detyrë patriotike e secilit me të drejtë vote

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve me të drejtë vote në rivotimin në Tërnoc të Luginës që të dalin masivisht e të votojnë për Shaip Kamberin. “Është e domosdoshme...
Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Vota për Shaip Kamberin është detyrë patriotike e secilit me të drejtë vote
Foto: Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Vota për Shaip Kamberin është detyrë patriotike e secilit me të drejtë vote

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve me të drejtë vote në rivotimin në Tërnoc të Luginës që të dalin masivisht e të votojnë për Shaip Kamberin.

“Është e domosdoshme që nesër, deri në mesditë, shqiptarët e Luginës, Tërnocit, t’i japin mesazh dhe mësim atyre që ushqejnë mosdurim ndaj faktorit shqiptar, duke i goditur përpjekjet e atyre që provuan ta ndalin zërin shqip në Beograd. Goditja fillon me votën e parë në hapje të vendvotimeve, duke arritur numrin e votave të nevojshme për Shaipin dhe përkrahjen për të.  Vota për Shaip Kamberin dhe për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës nesër, është detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote. Shaipi është flamurtar në parlament e jashtë tij, për të treguar të vërtetën e për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në parlamentin e Serbisë dhe për t’u angazhuar kundër shtypjes së vazhdueshme nga pushteti i regjimit autokratik në Serbi.  Andaj, u bëj thirrje, që nesër, më 27 maj, të përbashkoheni të gjithë ju më të drejtë vote në Tërnoc duke votuar z.Shaip Kamberin si zë i fuqishëm shqip e shqiptar, njerëzor e qytetar”, tha Kurti.